Benjamin Kololli gjatë vikendit të kaluar u rikthye në fushën e lojës pas një kohë tejet të gjatë.
Futbollisti kosovar në mes të dhjetorit kishte pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Luganos, duke e lënë jashtë fushave për më shumë se 3 muaj, shkruan IndeksOnline
Gjatë këtij vikendi, lojtari i Kombëtares së Kosovës luajti 30 minuta dhe u shpreh shumë i lumtur për rikthimin në fushë dhe në ekipin e Zurich.
“Ishte një kohë shumë e vështirë për mua. Jam i lumtur për rikthimin, por nuk jam gati 100 për qind, do të bëhem shumë shpejtë. Unë do të bëjë gjithçka që të mundem për ekipin e Zurich. Ne duam që të futemi në 2/3 vendet e para”, ka thënë Kololli.
Edhe pse ishte i lënduar për një kohë të gjatë dhe me minutazhë vetëm 30 minuta, Kololli është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e Kosovës gjatë muajit mars (Lituani, Suedi dhe Spanjë).
“Nga lëndimi jam shëruar 100 për qind, por sigurisht që do kohë për ta rikthyer ritmin”, deklaroi lojtari kosovar./TVMalisheva