Një ekip ushtarësh kolumbianë do të udhëtojnë në Evropë për të trajnuar homologët e tyre ukrainas mbi teknikat e deminimit, ka thënë sot ministri i mbrojtjes i Kolumbisë, Diego Molano.
Ekspertët nga Kolumbia, e cila është një partner i NATO-s, u ftuan për të dhënë trajnimin nga Shtetet e Bashkuara, tha në një deklaratë ministri kolumbian i mbrojtjes.
“Ky trajnim do të jepet nga 11 inxhinierë ushtarakë, të cilët do të shkojnë në një vend anëtar të NATO-s, i cili është fqinj me Ukrainën”, tha Molano.
Minat tokësore kanë vrarë 2.342 njerëz në Kolumbi dhe kanë plagosur afro 10.000 që nga viti 1990, sipas qeverisë.
Ushtarët rusë dhe autoritetet ukrainase kanë thënë se do të pastrojnë minat tokësore nga vende të ndryshme në Ukrainë në mes të pushtimit të vazhdueshëm të nisur nga Rusia në shkurt, raporton Sky News.