Planet ruse për të pushtuar shpejt Kievin dhe të gjithë Ukrainën janë “shpërbërë” dhe Vladimir Putin tashmë është mposhtur në disa mënyra, tha komandanti i ushtrisë britanike, admirali Tony Radakin.
Ai tha se Putin është “shumë më i parëndësishëm” sesa një muaj më parë, duke shtuar se NATO ishte “më e bashkuar se kurrë në jetë”, e cila përfshin pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë.
“Rusia tani duket se i kushton shumë më pak rëndësi Kievit dhe shumë më tepër në lindje dhe jug të Ukrainës. Kemi filluar të shohim indikacione se forcat ruse po tërhiqen nga rajoni i Kievit dhe po shkojnë në Rusi dhe Bjellorusi. Ky është një problem i madh për Rusinë, pasi ajo po e bën këtë nën presion, që do të thotë se ukrainasit do t’i sulmojnë ata ndërsa tërhiqen,” tha admirali britanik.
Radakin tha se javët e ardhshme do të jenë jashtëzakonisht të vështira për Ukrainën, duke shtuar se Putin tashmë ka humbur në shumë mënyra.
“Putin e ka dëmtuar veten falë një sërë vlerësimesh katastrofike. Para kësaj, ai donte që ne ta shihnim si një manipulues kryesor të ngjarjeve,” tha Radakin në një seminar me temën “E ardhmja e mbrojtjes britanike”.