Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj ka publikuar disa fotografi të komandove të Forcës së Sigurisë së Kosovës e ku aty shihen se si ata po trajnohen nga forcat turke.
Ai ka thënë se këta pjesëtarë të FSK demonstruan shkathtësi të larta teknike.
Reagimi i Mehajt:
Vazhdon trajnimi i komandove tona.
Komandot e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë demonstruan shkakthtësi shumë të larta taktike në trajnimin për Komando dhe Bjeshkatari.
Ata demonstruan teknikat , taktikat dhe procedurat në operacione të zbulimit dhe përvetësimit të objektivave të mbikëqyrjes së inteligjencës në operacione urbane, si dhe operacione sulmuese në rrugë malore.
Mirënjohje dhe vlerësim i lartë për instruktorët e forcave turke për realizimin dhe certifikimin e komandove tona.
/TV Malisheva