Kombëtarja e Kosovës do të mund të llogaritë në shërbimet e Valon Berishës për dy ndeshjet e shtatorit që do t’i zhvillojë kundër Çekisë dhe Anglisë në kualifikimet për “Euro 2020”.Berisha e ka lënë prapa vetes lëndimin që e kishte lënë shumë gjatë jashtë fushave të blerta duke iu kthyer stërvitjeve me ekipin e tij italian, Lazio.Igli Tare i kishte sakrifikuar 9 milionë euro për transferimin e tij në Lazio nga Salsburgu, por kapiteni i Kosovës pati fillim dhe përfundim të keq të një sezoni, shkaku i lëndimeve, dy operimeve në gju, duke luajtur vetëm 508 minuta në 14 ndeshje. Kurse, tani Lazio mesi e pret sezonin e ri me shpresën e “shpërthimit” të Berishës.26-vjeçari i ka kryer të mërkurën disa teste mjekësore dhe gjendje e tij fizike është optimale. Berisha nuk është akoma gati për lojë. Ai sapo ka nisur vrapin, ndërsa Simone Inzagi shpreson ta ketë sa më shpejt të gatshëm për lojë.

Share.