Komisioni Evropian miratoi sot një plan të ri të për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që të sjellë disa nga përfitimet e përpara pranimit në bllok duke stimuluar rritjen ekonomike të këtyre vendeve. Sipas këtij plani është paraparë ndarja e gjashtë miliardë euro ndihma për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Objektivi është që t’u mundësohet partnerëve të vijojnë reformat dhe investimet për të përshpejtuar procesin e rritjes së ekonomive të tyre, transmeton lajmi.net.
Për të përfituar fondet duhen një sërë reformash, derisa parakusht për Kosovën dhe Serbinë është progresi në dialog.
Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor bazohet në katër shtylla.
Zgjerimi i integrimit ekonomik me tregun e Bashkimit Evropian, dhe hapjen e sektorëve, në përputhje me Tregun e Përbashkët Rajonal.
Sugjerohen shtatë veprime parësore:
-Lëvizja e lirë e mallrave;
-Lëvizja e lirë e shërbimeve dhe punëtorëve;
-Qasje në Zonën e Vetme të Pagesave të Euros (SEPA);
-Lehtësimi i transportit rrugor;
-Integrimi dhe de-karbonizimi i tregjeve të energjisë;
-Tregu i vetëm dixhital;
-Integrimi në zinxhirët industrialë të furnizimit
- Integrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së;
- Përshpejtimi i reformave themelore, duke përfshirë mbështetjen e rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, përmirësimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike duke përfshirë tërheqjen e investimeve të huaja dhe forcimin e stabilitetit rajonal;
- Rritja e ndihmës financiare për të mbështetur reformat përmes një Reforme dhe Zhvillimi për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027, një propozim për një instrument të ri me vlerë 6 miliardë euro, i përbërë nga 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro në kredi koncesionare, me pagesë të kushtëzuar nga partnerët e Ballkanit Perëndimor që përmbushin reforma specifike socio-ekonomike dhe themelore.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u shpreh optimiste për këtë plan.
“Me miratimin e sotëm të Planit të ri të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, ne po i afrojmë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Potenciali i këtij Plani të Rritjes është i jashtëzakonshëm. Ky Plan i Rritjes mund të dyfishojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor në 10 vitet e ardhshme. Me kombinimin e reformave dhe investimeve, ai do të lejojë Ballkanin Perëndimor të përfitojë nga fushat kyçe të tregut unik të BE-së, duke përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve, zonën e vetme të pagesave me euro, transportin, energjinë dhe tregun e vetëm dixhital”.
Hapat e ardhshëm
Tani i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit të shqyrtojnë këtë propozim.
Sapo të miratohet plani, gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor do të ftohen të paraqesin axhendat e tyre individuale të reformave që përcaktojnë reformat socio-ekonomike dhe themelore që do të ndërmarrin gjatë periudhës 2024 – 2027.
Serbia dhe Kosova duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë, si parakusht i nevojshëm.
Përafrimi i ekonomive të vendeve të Ballkanit me ato të Bashkimit Evropian konsiderohet ndër elementet kryesore për integrimin e tyre ne union.
Momentalisht dallimet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në llogariten të jenë të mëdha si në bruto prodhim ashtu edhe në fuqinë blerëse.
/TV Malisheva