Komisioni i Pavarur i Mediave ka vendosur për largimin e përkohëshëm nga transmetimi të të gjitha kanaleve me origjinë nga Federata Ruse. Ndëkornë, në një letër publike ka udhëzuar të gjithë të licencuarit e saj që gjatë transmetimit të përmbajtjeve programore të kenë kujdes dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura me qëllim të evitimit të shpërndarjes së lajmeve propaganduese dhe të rreme, posaçërisht atyre nga mediat me origjinë ruse apo të afërta me pushtetin aktual në Federatën Ruse.
Sipas njoftimit, me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse, me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës.
“Qëllimi i këtij vendimi është parandalimi i propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës dhe jo pengimi dhe cenimi i lirisë së fjalës dhe lirisë së medias”, thuhet në njofitm.
Ndërkohë, Komisioni i Pavarur i Mediave me një letër të hapur iu ka drejtuar ofruesve të Shërbimeve Mediale Audiovizuele
“Komisioni i Pavarur i Mediave është duke e përcjell me vëmendje mbulimin medial të situatës aktuale në Ukrainë, në veçanti përmbajtjet programore që janë duke u ofruar përmes platformave të ndryshme, me theks të veçantë nga mediat me origjinë dhe të afërta me pushtetin aktual në Federatën Ruse. Komisioni i Pavarur i Mediave përmes kësaj letre të hapur i udhëzon të gjithë të licencuarit e saj që gjatë transmetimit të përmbajtjeve programore të kenë kujdes dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura me qëllim të evitimit të shpërndarjes së lajmeve propaganduese dhe të rreme, posaçërisht atyre nga mediat me origjinë ruse apo të afërta me pushtetin aktual në Federatën Ruse, që mund të shpërndajnë përmbajtje programore me përmbajtje të gjuhës nxitëse të urrejtjes, dezinformimit, diskriminimit, jo tolerancës me qëllim të arsyetimit të luftës së tyre ndaj Ukrainës dhe të cilat në një formë ose tjetër mund të cenojnë edhe sigurinë dhe rendin publik të Republikës së Kosovës. Përmbajtjet programore që promovojnë gjuhë të urrejtjes si dhe nxisin ose promovojnë cilëndo nga format e diskriminimit dhe jo tolerancës janë të ndaluara sipas Ligjit dhe akteve nënligjore të KPM-së, dhe në këtë aspekt janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Për të shmangur shpërndarjen e përmbajtjeve të tilla dhe për të mbrojtur interesin publik, në informimin e drejtë dhe të paanshëm të publikut rreth ngjarjeve me interes të përgjithshëm global, të licencuarit e KPM-së duhet të ndërmarrin veprime menjëherë”, thuhet në njofitm.
KPM vlerëson lartë rolin e të licencuarve të saj dhe profesionalizmit e tyre gjatë raportimit lidhur me situatën e luftës në Ukrainë.