Komisioni për Integrim Evropian e ka miratuar Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2021-2025 dhe Planin e Veprimit për zbatimin e fazës së dytë të prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës – Agjendës për Reforma Evropiane (PV ERA II).

Të njëjtat u konsideruan shumë të rëndësishme nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe u përkrahën nga deputetët me përjashtim të deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi. /TV Malisheva

Share.