Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ka votuar projektligjin për Agjencinë e Akreditimit të Kosovës. I njëjti është dërguar për votim në Kuvendin e Kosovës.
Kryetari i këtij Komisioni, Ardian Gola, tha se si Komision kanë bërë një punë intensive dhe se projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim ka pasur vonesa.
“Qysh e thamë edhe herën e kaluar ky është një projektligj i cili prek një sferë të ndjeshme siç është arsimi i lartë. Me ato dhjetëra takime që kemi mbajtur si komision kemi bërë një punë intensive. Fatkeqësisht ky projektligj ka pasur dilema qysh në fillim. Gjatë kohës si çështje nuk ka qenë vetëm imunizimi i interferimit politik. Normalisht nuk presim që ligjet të jenë të përkryera, fakti që janë prodhime njerëzore ato nuk janë të përkryera. Ky projektligj i ka disa vonesa por nuk ka fjetë në sirtar. Prej 44 amendamenteve pjesa qe ka qenë më diskutabile ka të bëjë më fiksimin ligjor. Kur dikush dëshiron të aplikojë në një vend të punës, duhet të jenë disa kritere. Nuk mundet dikush që të aplikojë për një pozitë financiare, duhet absolutisht ta kesh fakultetin ekonomik”, u shpreh ajo.
E deputetja Albena Reshitaj, tha se versioni i mëhershëm ka qenë më i mirë sesa ky aktual.
“Mendoj që versioni i 30 janarit ka qenë shumë më i plotësuar, shumë më kredibil se sa ky version i ditës sotme. Edhe njëherë e thashë politika mund të gabojë për t’u përmirësuar, kurse jo të përmirësojë për të gabuar”, tha Reshitaj.
/TV Malisheva