Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk miratoi listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Paneli intervistues ka përzgjedhur 5 kandidatë për këtë pozitë, e ata janë: Arta Hoxha, Elsida Bujupi, Lulzim Ismajli, Nora Rraci dhe Nexhat Kryeziu.

Pas kërkesës së opozitës për sqarime të emrave në këtë listë, kjo pikë është shtyrë për mbledhjen tjetër.

Opozita ka pasur kritika për disa prej kandidatëve që janë në këtë listë.

Madje kërkoi që mos të procedohet më tej kjo listë pasi që ka ankesa.

Gjatë kësaj mbledhje të Komisionit pritet të shqyrtohet edhe ndryshimi i Ligjit për Fondin Pensional që parasheh tërheqjen edhe të një përqindje të mjeteve të Trustit./TV Malisheva

Share.