Italia vazhdon të përballet me probleme të shumta pas situatës së krijuar nga koronavirusi.
Së fundi, kreu i komitetit olimpik italian, Giovanni Malago ka deklaruar se nuk do të ketë stërvitje së paku deri më 27 Prill, ose në vikendin e 1 Majit
Sipas tij, sporti momentalisht nuk është në plan të parë, andaj edhe duhet pritur propozimet e qeverisë, duke konfirmuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me ministrin Spadafora
“Jam në kontakte të vazhdueshme me ministrin Spadafora. Mund ta imagjinoj dhe nuk besoj se jam gabim, që ajo që po përgatitet nga qeveria do të suspendojë stërvitjet”, ka thënë tutje presidenti.
“Deri kur?
Së paku 27 prill ose në vikendin e 1 majit”, tha ndër të tjera ai.
Kujtojmë që një grup i skuadrave në Serie A kërkojnë anulimin e sezonit dhe të fillojnë përgatitjet për atë të riun.