Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Duat Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka treguar se si një familje nga një fshat i Deçanit ka kaluar në AAK në mbështetje të  kandidatit të AAK për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit Ramush Haradinaj.

Njoftimi i plotë i Duat Haradinajt:

“Familja e madhe Kadrijaj, nga Drenoci i Deçanit, të shquar në këto anë si familje që gjithmonë kanë dhënë kontribut të madh në rrugëtimin e vështirë drejt lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës. Nga sot i bashkohen kryeministrit Haradinaj, për rrugëtimin 100% shtet. Të jemi mirënjohës Shemsedin Kadrijaj, juve familjes suaj dhe rrethit për përkrahjen.Na priftë e mbara!” – ka shkruar ai.

Share.