Zakonisht 280 gramë komposto kanë 344 kalori, 80 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina dhe 9 gramë fibër.

Kompostoja është një traditë mjaft e hershme shqiptare.

Ajo përbën mënyrën më popullore për të ruajtur ose shtuar vlerat e frutave.

Përgatitja e kompostos është mjaft e thjeshtë.

Duhet ujë, pak sheqer dhe fruta.

Në vendin tonë, kompostoja më popullore është ajo e kumbullës, por tradita jonë nuk është e kufizuar vetëm tek kumbulla.

Molla, dardha, rrushi, portokalli, qershitë, shegët, petalet e trëndafilit e të tjera përdoren gjërësisht si komposto.

Ajo mund të shërbehet si lëng freskues ndërkohë që mund të ofrohet edhe si ëmbëlsirë.

Çdo komposto, sidomos ajo e bëra në shtëpi, në përmbajtjen e saj ka fruta, mjaltë, kanellë dhe karafil, produkte që e bëjnë këtë lëng të këshillueshëm për këdo.

Mjalti dhe frutat së bashku janë shumë më të shëndetshme për ju se sa ëmbëlsirat, akulloret, apo lëngjet e gazuara.

Mënyra më e mirë për të përfituar vlerat e frutave dhe të mjaltit tek kompostoja është që pas proçesit të zierjes, të lejoni lëngun të ftohet për minimalisht një orë.

Përbërësit:

– 1 kg kumbulla të freskëta ose të thata

– 1 gotë sheqer, mundësisht kaf pasi është më i shëndetshëm

– 1 deri 2 litra ujë

– 1 shkop kanellë, nëse preferoni

Përgatitja:

Lani kumbullat, pritini në mes dhe hiqni berthamat.

Hidhini në një tenxhere me sheqerin dhe ujin e i lini për 2 orë.

Më pas, shtoni edhe shkopin e kanellës, nëse dëshironi dhe e vini në zjarr për 12-15 minuta.

Më pas hidheni në vazo qelqi.

Pasi të mos jetë më e nxehtë e fusni në figorifer.

Mund t’i hidhni edhe më pak sheqer nëse preferoni. Lëngun mund ta konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë, më vete ose së bashku me kumbullat.

Vlerat për shëndetin

Vlerat shëndetësore të kompostos variojnë kryesisht nga vlerat e mjaltit të shtuar dhe frutave të përzgjedhura.

Zakonisht 280 gramë komposto kanë 344 kalori, 80 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina dhe 9 gramë fibër.

Shumica e këtyre vlerave ushqimore vijnë nga frutat dhe një pjesë tjetër nga mjalti apo ëmbëlsuesit e tjerë.

Sipas të dhënave të AgroWeb, konsumimi i të paktën 225 gramë karbohidrate dhe 50 gramë proteinë në ditë përshpejton riparimin e indeve dhe ofron energji.

Me komposton, konsumoni sasi të konsiderushme vitaminë A, 67 miligramë potas, kalcium, folat magnez, hekur dhe vitaminë C.

Vitamina A është e këshillueshme për shëndetin e syve, lëkurës dhe kockave por edhe për funksionimin normal të sistemit të frymëmarrjes.

Ndërkohë, doza e rekomanduar ditore e kaliumit është 470 miligramë.

Ai ul tensionin e gjjakut dhe e mban sistemin tuaj imunitar të fortë. /TV Malisheva

Share.