Komuna e Malishevës ka mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtarit komunal Ragip Kastrati, shkruan TV Malisheva.

Me këtë rast janë shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit, ku është kujtuar jeta dhe puna e tij. /TV Malisheva

Njoftimi i plotë:

Dje ka ndërruar jetë zyrtari në Drejtorinë e Administratës-Gjendjes civile, Ragp Kastrati nga fshati Turjakë. Në nderim të tij, sot Komuna e Malishevës ka mbajtur një mbledhje komemorative, ku janë shprehur ngushëllimet për familjet, miqtë dhe shokët e tij dhe është kujtuar jeta dhe puna e tij në shërbim të qytetarëve.

“Dita e djeshme ishte jo e zakonshme për të gjithë ne, pasi morën lajmin për vdekjen e zyrtarit Ragip Kastrati, por as dita e sotme nuk ishte e zakonshme, pasi vërehej mungesa e tij në punë. Ragipi ishte një punëtor i disiplinuar dhe i përgjegjshëm karshi detyrave dhe obligimeve. Jemi pjesmarrës në dhimbjen e familjes Kastrati dhe në emër të Komunës së Malishevës, në emër të kryetarit Ragip Begaj dhe në emrin tim personal, i shprehim ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve”, tha në mes tjerash në fjalën e tij, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Ndërsa për drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës, Besartë Kryeziu-Ramaj “ishte lajm shokues dhe pikëllues, lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtarit tonë, Ragip Kastrati, Ai ishte punëtor i zellshëm dhe bashkëpunues e i dashur me të gjithë”.

Lajm tronditës ishte edhe sindikatën e puntërove të administratës. “Ishte lajm tronditës dhe i dhimbshëm për familjen, por edhe për të gjithë ne punëtorët e administratës. Ragip, ishe një prej më të mirëve në punën dhe detyrën tënde. Ti gjithmonë do të jesh në zemrat tona”, tha mes tjerash, kryetari i sindikatës, Azem Gashi.

Ndërsa në emër të familjes, të gjithë pjesëmarrësit e kësaj mbledhje komemorative, i ka falënderuar Asllan Kastrati.

Vdes zyrtari i Komunës së Malishevës

Share.