Çerdhja në fshatin Kijevë të Malishevës është pothuajse në përfundim, pasi që sipas Komunës shumica e punimeve kanë përfunduar.

Siç njofton Komuna e Malishevës, çerdhja brenda pak kohe do të hapet për fëmijë. /TV Malisheva

Njoftimi i plotë:

Çerdhja për fëmijë në fshatin Kijevë, është në përfundim e sipër, pasi kanë përfunduar shumica e punimeve në ndërtimin e saj. sot këtë çerdhe e ka vizituar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte shoqëruar edhe nga anëtari i KK të Malishevës, Kajtaz Gashi nga Kijeva.

Vizita e nënkryetarit Berisha në Kijevë është bërë gjatë mbikëqyrjes së punimeve në disa lokalitete që janë duke zhvilluar, e në mesin e këtyre edhe në çerdhen në Kijevë, ku është njoftuar nga punëkryesi dhe zyrtarë të drejtorisë së urbanizimit, me punimet e deritanishme.

Kjo çerdhe, e para në Kijevë, është drejtë përfundimit, pasi shumica e punimeve tashmë kanë përfunduar dhe brenda pak kohe, çerdhja do të jetë e gatshme për t’u hapur për fëmijët. 

Share.