Komuna e Malishevës dhe Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë u pajtuan për bashkëpunim dhe implementim të pilot projektit ” Promovimi i Efiçencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçencës së Energjisë”.
Marrëveshja u nënshkrua në mes të, Arsim Kuliqit, kryeshef ekzekutiv dhe nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të Kryetarit, Ragip Begaj.
Ky projekt do të realizohet brenda përiudhës tre vjeçare dhe të dyja palët janë kontriboues financiar.