Ditë më parë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Fondacionin për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik-PREDA Plus në Kosovë, përkatësisht me drejtorin e fondacionit, Valentin Hoxha, për zbatimin e projektit “INTEGRA-Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave dhe të rinjve dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë”.
Ndërsa, sot në ”Ditët Infromuese”, me të riatdhesuarit e komunës sonë, Kryetari, Kastrati ju dëshiroj mirëseardhje të pranishmëve dhe uroj për vit të mbarë e të suksesshëm, njëherit gjithë të riatdhesuarëve u shprehi gatishmërinë që përfituesit e projektit “INTEGRA-Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave dhe të rinjve dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë”, nga komuna jonë t’ i mbështetë , më 300 euro.
Mundësitë nga të riatdhesuarit e komunës sonë përfitues mund të jenë pesë persona, nëse projektideja e planit të biznesit vlerësohet nga organizata financuese. Shuma e plotë është 2500 euro, ku 2100 euro mbështetët projekti fitues nga organizat jo në mjete valutore, 100 euro participon fituesi i projektit dhe më 300 euro mbështetë komuna përfituesit.
Aplikues mund të jenë femërat nga mosha 18- 65 vjet dhe meshkujt 18-35 vjet.
Projekti, do të mbështetë të kthyerit dhe personat që konsiderohet të cenueshme, për një fillim të ri në vendin e tyre. Projekt realizohet përmes Preda Plus dhe WEntrepreneur dhe mbështetet nga ASB, financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
/TV Malisheva