Komuna e Malishevës ka realizuar për vitin 2021 synimin e saj për përkrahje të studentëve përmes ndarjes së bursave studentore për 216 studentë bursistë.
Ekzekutimin e pagesës e ka realizuar Komuna e Malishevës përmes Drejtorisë për Arsim dhe Edukim dhe Drejtorisë për Buxhet e Financa për 216 studentë përfitues të bursave studentore.
Komuna e Malishevës të gjithë studentëve iu dëshiron suksese në studimet e tyre dhe garanton që përkrahja për studentët e komunës sonë nuk do të mungojë asnjëherë, jo vetëm në ndarjen e bursave por edhe në përkrahje të tjera për studimet e tyre. /TV Malisheva

Share.