Komuna e Malishevës ka njoftuar se është duke u punuar trotuari në fshatin Tërpezë i cili është 1.5 kilometër.
Për të parë nga afër punimet e trotuarit në fshatin Tërpezë është angazhuar drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, raporton TV Malisheva.
Postimi i plotë i Komunës së Malishevës:
Në fshatin Tërpezë po vazhdon ndërtimi i trotuarit 1.5 kilometër
Edhe në fshatin Tërpezë, sikur edhe në shumë fshatra tjerë të Komunës së Malishevës, është duke u realizuar projekti i ndërtimit të trotuarit, me gjatësi prej njëmijë e pesëqind (1 500) metra, përgjatë rrugëve në drejtim të shkollës së fshatit, e që do të jetë në shërbim të këmbësorëve, e në veçanti të nxënësve.
Punimet në ndërtimin e trotuarit, sot i ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Avdi Morina, ku është njoftuar nga zyrtarët përgjegjës dhe operatori, me punimet e deritashme dhe me realizimin e projektit në bazë të planifikimit.
“Ndërtimi i këtij trotuari është shërbim të të gjithë këmbësorve, e në veçanti krijon siguri për nxënësit, të cilët udhëtojnë nga lagjet e tyre në shkollë, e po ashtu ky projekt, ka qenë edhe kërkesë e kamotshme e banorëve” tha drejtori Morina, i cili u nda i kënaqur me punimet dhe kërkoi që ndërtimi i trotuarit të bëhet brenda afatit të paraparë.
Edhe ky trotuar, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.
/TV Malisheva