Shkolla e Futbollit “Talenti” Malishevë ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqën e tyre në facebook lidhur me vendimin nga Komuna e Malishevës për ndalimin e stërvitjeve të gjithë shkollave të futbollit në stadiumin “Liman Gegaj”.
“Shkollat e Futbollit në Malishevë janë tejet të shqetësuara për vendimin, i cili iu ndalon të stërviten në stadiumin “Liman Gegaj” rreth 500 fëmijëve të komunës sonë dhe janë 500 familje, që fëmijët e tyre largohen nga sporti per të marrë rrugë tjetër, e cila nuk shkon në dobi të fëmijëve, familjeve dhe gjithë komunës së Malishevës” thuhet ndër të tjerash në reagim.
Këtë vendim shkolla e Futbollit “Talenti” e quan të  papranueshëm këtë vendim të komunës e cila në vend që t’i përkrahë aktivitetet sportive ajo ka vendosur t’i ndalojë ato.

Postimi i plotë

Vendimi nga Komuna e Malishevës, përkatësisht, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, për ndalimin e stërvitjeve të të gjithë shkollave të futbollit në stadiumin “Liman Gegaj”.

Shkollat e Futbollit në Malishevë janë tejet të shqetësuara për vendimin, i cili iu ndalon të stërviten në stadiumin “Liman Gegaj” rreth 500 fëmijëve të komunës sonë dhe janë 500 familje, që fëmijët e tyre largohen nga sporti per të marrë rrugë tjetër, e cila nuk shkon në dobi të fëmijëve, familjeve dhe gjithë komunës së Malishevës.
Nje vendim i tillë është i papranueshëm nga të gjithë dhe dërgon këta fëmijë dhe këto shkolla që të shuajnë aktivitetin e tyre sportiv. Këta fëmijë janë e ardhmja e klubeve të Kosovës dhe e shtetit tonë. Ne tashmë e kemi dëshmuar këtë, në vend të përkrahjes, komuna jonë ka vendosur të ndalojë këto aktivitete sportive.
Shpresojmë që komuna jonë këtë vendim do ta rishqyrtojë dhe ta kthejë mbrapsht, në mënyrë që fëmijët e komunës sonë ta vazhdojnë aktivitetin dhe ëndrrën e tyre.

Share.