Kuvendi Komunal i Malishevës në mbledhjen e mbajtur të enjten ka marrë vendim për ta ndihmuar financiarisht Klubin e Futbollit “Malisheva”.
Këto mjete financiare janë ndarë në formë të subvencioneve për skuadrën e cila drejtohet nga trajneri Arsim Thaçi.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës, Argjend Thaçi, ka zbuluar shifrën e mjeteve financiare që është ndarë për këtë klub.
“Po, sot kemi ndarë 100 mijë e 40 euro për Klubin e Futbollit “Malisheva”. Ato shkojnë në formë të subvencioneve pas kërkesës së klubit”, ka thënë Thaçi
Ndryshe, Malisheva siguroi qëndrimin në elitën e futbollit të Kosovës pasi fitoi ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit.