Dje subjekti politika Nisma e cila qeverisë në Komunën e Malishevës në faqen e saj në facebok njofton se ka filluar ndertimi I objektit shkollor në Malishevë , po kjo sot doli të jetë e pavërtetë , I cili njoftim u përgenjeshtrua nga Zyra për Informim Publik e Komunës së Malishevës .

Postimi I plotë I Nismas :

Filluan punimet në ndërtimin e objektit të shkollës fillore në Malishevë
Kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të ri, të shkollës fillore dhe të mesme të ulët (SHMU) në Malishevë .Shkolla e re do të do të këtë infrastrukturen moderne,palestrën sportive dhe gjithashtu do të këtë edhe fushën e futbollit.
Objekti i ri i shkollës do të kushtoj 2.2 milon euro. Ndërtimi i shkollës mundësohet nga Ministria e arsmit shkencës dhe teknologjiës,(MAShT), vlen të theksohet që shkolla është realizim i premtimit në fushaten e kaluar për zgjedhje lokale.
#NISMA

Postimi I plotë i Zyrës për Informim I Komunës së Malishevës :
Njoftim: Objekti i shkollës së re në Malishevë, ende nuk ka filluar të ndërtohet
Malishevë, 21 gusht
Me qëllim të njoftimit të drejtë të opinionit, Komuna e Malishevës, bën të ditur se ende nuk ka filluar ndërtimi i objektit të shkollë së re në Malishevë. Këtë njoftim e bëjmë, pasi në disa portale dhe rrejte sociale, është duke qarkulluar një njoftim se ka filluar ndërtimi i objektit të shkollës së re në Malishevë.
Përmes kësaj komunikate, bëjmë me dije se në vendin e përcaktuar për ndërtimin e objektit të ri të shkollës, janë duke u kryer punimet përgatitore për ndërtimin e objektit të shkollës, ndërsa ndërtimi i saj ende nuk ka filluar dhe nuk është zhvilluar asnjë ceremoni e fillimit të ndërtimit të shkollës. Pra, nuk është vënë gurëthemeli i objektit.
Shkolla e re fillore dhe mesme e ulët, e cila planifikohet të ndërtohet në qytetin e Malishevës, financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa për fillimin e ndërtimit të këtij objekti, opinioni do të njoftohet me kohë.
Komuna e Malishevës, nuk mbanë përgjegjësi për lajmet që janë duke qarkulluar në portale të lajmeve dhe rrjete sociale.
Komuna e Malishevës- Zyra për Informim Publik

Share.