Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka pritur sot në takim një grup studentësh, të cilët përfaqësojnë organizatën studentore “Reforma”.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi për aktivitetet e kësaj organizate me studentët dhe zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme, që lidhen me studentët nga Malisheva.
Nënkryetari Berisha, i ka inkurajuar të gjithë studentët pa dallim, që të merren me aktivitete që lidhen me studimet e tyre në të gjitha fushat ku ata studiojnë dhe i siguroi që ” dera e Komunës së Malishevës është e hapur për të gjithë, e sidomos për studentët”. Ne edhe në forma tjera i kemi përkrahur studentët, sidomos me bursa, dhe numri i bursave gjithmonë ka shkuar duke u rritur”, tha nënkryetari Berisha.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e organizatës studentore, shfaqën interesimin e tyre për zhvillimin e aktiviteteve që lidhen me studentë, e sidomos me studentët nga Malisheva, si dhe shpalosën programin e tyre dhe të Universitetit të Prishtinës, përfshirë edhe regjistrimin e studentëve të rinj, këtë program e kanë prezantuar sot edhe me maturantët e komunës së Malishevës./TV Malisheva