Komuna e Rahovecit ka marrë vendim që për çdo lindje të fëmijës, nënat të përkrahen me 200 euro.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka falenderuar asambleistët e komunës që mbështetën nismën e tij./TV Malisheva

Postimi i tij i plotë:

 Sot, me propozimin tim dhe drejtorisë së shëndetësisë, nga anëtarët e Kuvendit të Komunal të Rahovecit, u miratua vendimi, që gratë ose nënat, për çdo lindje të fëmijës, të përkrahen me 200 €.
Dua t’i falënderoj kuvendarët që e mbështetën këtë nismë!
SL

Share.