Masat e reja të propozuara nga Qeveria e Kosovës në luftën ndaj pandemisë COVID-19, po mirëpriten nga Komunat e Kosovës.
Sazan Ibrahimi drejtor i Asociacionit të Komunave të Kosovës, u shpreh se këto masa duhet të rishikohen çdo dy javë.
Ibrahimi për Ekonomi Online ka thënë se kryetarët e komunave dhe komunat do t’i respektojnë të gjitha masat në plotëni të cilat kanë ardh nga niveli qendror.
“Neve si Asociacion i Komunave të Kosovës kemi kërkuar nga Qeveria që çdo dy javë, të rishqyrtohen masat e reja anti-COVID, pasi që me 5 korrik është marr vendimi i Qeverisë së Kosovës sa i përket masave të atëhershme dhe të martën mbrëmje ka dal edhe vendimi i masave të reja. Në çdo kohë kryetarët e komunave dhe komunat i kanë respektuar të gjitha masat në plotëni, masat të cilat kanë ardh nga niveli qendror sepse prioritet i kryetarëve të komunave është ruajtja e shëndetit publik së bashku me atë ekonomik dhe zbatimi i këtyre masave do të jetë edhe në javët e ardhshme në mënyrë që jeta e qytetarëve të shpëtohet”
Mes tjerashi Ibrahimi ka theksuar, se komunat kanë kërkuar prezencë më të madhe të policisë së Kosovës në teren, si dhe të rritet numri i inspektorëve.
“Është e vërtet se është kërkuar nga komunat prezencë më e madhe e policisë së Kosovës si dhe numrit të inspektorëve mirëpo, po ashtu është formuar një trup i përbashkët i gjithë inspektoratit të Kosovës.Të gjitha këto trupa janë duke e bërë monitorimin e situatës, dhe çka është risi që gjatë kësaj jave ka filluar edhe shqiptimi i gjobave me tiketa në atë kuptimin që një kopje e kësaj tikete ti jepet edhe personit fizik apo juridik që e merr gjobën dhe është afati i caktuar se kur do ta paguaj gjobën”, ka thënë ai për EO.
Megjithatë, ai ka thënë se në përgjithësi ka një bashkëpunim të mirë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror, në luftimin e pandemisë.
“Në përgjithësi ka një bashkëpunim shumë më të mirë sa i përket luftës anti-COVID, nga sektori i inspektoratit. Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe kryetarët e komunave kanë kërkuar që të bëhet një lirim i masave ndaj gastronomisë, sepse vlerësohet edhe tani edhe në të kaluarën që sektori i gastronomisë është punëdhënësi më i madh i të rinjve, dhe për këtë arsye kemi gjetur gjuhë të përbashkët me nivelin qendror dhe për këtë arsye është bërë zgjatja e orarit të punës, dhe mendojmë dhe besojmë që gjatë rishqyrtimit të masave në të ardhmen duke u bazuar në situatën reale në teren do të bëhet vlerësimi i masave nga ekspertët shëndetësor”./Tv Malisheva