Pak orë para  seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, komuniteti shqiptaro-amerikan ka protestuar para selisë së OKB-së në New York, kundër terrorizimit dhe veprimeve luftënxitëse të Serbisë.

Parullat si “Serbia ka gjak në duar të veta. Ndaloni së mbrojturi kriminelët”, “Drejtësi për Afrim Bunjakun”, “Qëndroni kundër Terrorizmit”, “Serbia përdor përdhunimin si armë”, janë shfaqur në protestë.

Po ashtu, kishte parulla ku kërkohej drejtësi për vëllezërit Bytyqi, dhe “Serbia është marionetë ruse”.

Shqiptaro-Amerikanët i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar që të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për ta detyruar Serbinë që t’i ndalojë dhe të përmbahet nga veprimet dhe politikat që janë duke e minuar stabilitetin e Kosovës.

/TV Arbëria

Share.