Konferenca e Investimeve në Hanover ka mbledhur investitorë evropianë, me synimin për të paraqitur mundësitë dhe përfitimet nga investimi në rajon.

Në njoftimin e Odës Ekonomike të Kosovës thuhet se konferenca kërkon të shpërndajë informacion mbi kornizën e investimeve, duke përfshirë përfitimet dhe mundësitë e të bërit biznes në rajonin e Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu do të shfaqë shembuj të investimeve të suksesshme në rajon për të mirën e kompanive që konsiderojnë investime në rajon.

“Si udhëheqëse e Western Balkans 6 Chamber Investment Forum , Oda Ekonomike e Kosovës e udhëhequr nga Lulzim Rafuna, është pjesëmarrëse në këtë panair dhe konferencë investimesh, ku po ashtu kryetari Rafuna pati një fjalim në hapje”, thuhet në njoftimin e OEK.

/TV Malisheva

Share.