Konferenca para apelit në çështjen ndaj Salih Mustafës në Hagë do të mbahet më 16 shkurt, kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kryetarja e panelit të Apelit, Misheke Pikar kishte urdhëruar mbrojtjen që të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt.

Më 9 shkurt, kryegjykatësja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishelë Pikar, në bazë të rregullës 178 të Rregullores, caktoi datën për mbajtjen e konferencës para apelit në çështjen Salih Mustafa për 16 shkurt 2022 në ora 10:00. Gjithashtu, Gjykatëse Pikar urdhëroi mbrojtjen të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt në ora 12:00″, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ndërsa sot gjatë ditës, mbrojtja e Salih Mustafës e ka dorëzuar versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel i cili fillimisht ishte dorëzuar si konfidencial më 2 shkurt.

Në dhjetor të vitit të kaluar, trupi gjykues në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia kishte shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për pikën 1, 3 dhe 4.

Për Mustafën, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kërkuar dënim fajësie me 35 vjet burgim.

Ky ishte aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte.

Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues. Ai po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur ishte arrestuar.

/TV Malisheva

Share.