Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha do të luaj nga fillimi në miqësoren kundër klubit kosovar, KF Abrëria.

Para pak minutave, klubi rus Akhmat publikoi formacionin zyrtar, ku shihet edhe emri i Bernard Berishës. Madje kosovari do të jetë kapiten në këtë përballje.

Ndeshja do të zhvillohet me dy pjesë me nga 30 minuta dhe luhet në Antali të Turqisë nga ora 15:00./TV Malisheva

Share.