Komisioni i Garave ka njoftuar për datën e re të zhvillimit të ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit e vlefshme për javën e dytë të Superligës së Kosovës.

“Ndeshja e javës së dytë e IPKO-Superligës ndërmjet FC Prishtina dhe KF Dukagjini, e përcaktuar për t’u zhvilluar me datë 24.08.2019 shtyhet për datën 25.09.2019”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Shkak për këtë shtyrje ka qenë gjendja jo e mirë e fushës në “Fadil Vokrri”, përkatësisht renovimit të saj dhe përgatitjes për ndeshjen e radhës të Kombëtares së Kosovës kundër Republikës së Çekisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Kujtojmë që dy skuadrat barazuan në kuadër të javës së parë të Superligës. Derisa Prishtina luajti 1-1 me Flamurtarin në kryeqytet, Dukagjini luajti pa gola përballë Ballkanit.

Share.