Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022.
Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, konfirmon Federata e Futbollit të Kosovës.
Skuadra e Lituanisë ndeshjen e tyre të parë e luajti në vitin 1923. Në vitin 1940, Lituania u pushtua nga Bashkimi Sovjetik, kurse vendi rimori pavarësinë në 1990 dhe luajti ndeshjen e parë më pas kundër Gjeorgjisë në 27 maj të po atij viti.
Lituania ka fituar 11 herë kampionatin e Kupës Baltike, vetëm Letonia e ka fituar atë më shumë. Pavarësisht kësaj, Lituania mban rekordin për fitoren e kampionateve më radhazi të Kupës Baltike, katër tituj radhazi nga viti 1996 deri në vitin 2000.
Vendi momental i Lituanisë në ranglistën e FIFA-s është 129, kurse pozita më e mirë që ka arritur është ajo e 86-të.
/TV Malisheva