TV Malisheva ka njoftuar se sot është vetëvrarë një i ri nga Malisheva me inicialet B.H, 30 vjeçar, ndërsa familfarët kanë dhënë detaje të reja në lidhje me të ndjerin.
Siç kanë thënë familjarët, viktima kishte tentuar edhe tri herë të tjera në parë të vetëvritet, ndërsa tentativa e sotme ishte e katërta që rezultoi fatale për të.
Sipas familjarëve, i ndjeri, më parë ishte trajtuar në Klinikën Psikiatrike, ndërsa në muajin nëntor ishte infektuar me COVID-19, ku gjendja e tij psikologjike ishte rënduar edhe më shumë.
Momentalisht në QKMF në Malishevë, viktima po ekzaminohet nga Mjekësia Ligjore. /TV Malisheva