Konfiskohen 3200 kg mish, arrestohet një person
Një person është arrestuar në fshatin Sig të Pejës, pasi që gjatë kontrollit në depon e tij gjendeshin lëkura të kafshëve, 3200 kg mish të llojeve të ndryshme dhe gjithashtu në stallë janë identifikuar shtatë krerë lopë dhe gjedhe të pa matrikuluara, të cilat janë konfiskuar nga inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./KosovaPress/