Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë kontrolleve me Doganën e Kosovës në një lokacion në Ferizaj, kanë gjetur dhe konfiskuar 5 mijë e 800 kilogramë mjaltë të kontrabanduar, ndërsa janë ndaluar dy persona.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur sot, ku kontrollet u kryen në bashkëpunim me task-forcën e përbashkët me Doganën e Kosovës, ku janë gjetur dhe konfiskuar kavanozë me mjaltë në sasinë 1L, që në total kapin 5 mijë e 800 kilogramë.

“Mjalti kishte qene pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, andaj e njëjta është konfiskuar nga Dogana e Kosovës. Gjithashtu AUV ka marr mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar: B.A (38-vjeç) dhe E.I (27-vjeç), të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/TV Malisheva

Share.