Policia e Kosovës sot shkatërroi një laborator të drogës sintetike në Ferizaj me ç’rast janë konfiskuar mbi 68 kilogramë drogë dhe janë arrestuar 10 persona.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar Policinë e Kosovës për aksionin kundër drogës.

“Ky lloj droge është jashtëzakonisht i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e njeriut. Përgëzime dhe vlerësime maksimale për policinë dhe prokurorinë. Vazhdojmë të përkushtuar maksimalisht në mbrojtje të jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla.

/TV Malisheva

Share.