Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë dy armë të përdorura pa leje.

Ato ishin të përdorura deri më tani nga një person i komunës së Kamenicës, i cili ishte raportuar për dhunë në familje.

“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë me datën 04.12.2023 gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje ka gjetur prova se i dyshuari N.S. (viti i lindjes 1969, mashkull nga Kosova-serb) nga fshati Boscë komuna e Kamenicës posedon armë pa leje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Armët e konfiskuara do të përdorën dëshmi për gjykatën.

/TV Malisheva

Share.