Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar edhe dje me konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera, me ç ‘rast janë konfiskuar pasuri tek një pjesë e tatimpaguesve nga sektori i parkingjeve të automjeteve në Prishtinë, ku është konfiskuar pasuri në emër të borxheve në vlerë rreth 200 mijë euro.

Sipas ATK-së, aktiviteti në fjalë është zhvilluar në asistimin e Policisë së Kosovës, ku i njëjti aktivitet do të vazhdoj edhe në sektorë të tjera gjatë ditëve në vijim.

“ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, thuhet në njoftim./TV Malisheva

Share.