Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar për sulmin rus ndaj Ukrainës.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Konjufca ka shkruar se e dënojnë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur sulmin masiv ushtarak me synim të pushtimit të Ukrainës. E dënojmë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës. Në këto momente sfiduese për paqen globale dhe të drejtën ndëkombëtare, sikur e gjithë bota demokratike, edhe Republika e Kosovës solidarizohet me Ukrainën, me popullin dhe udhëheqjen ukrainase.

/TV Malisheva

Share.