Menjëherë pas zgjedhjes si kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca garantoi se edhe si Kryesi e Kuvendit do t’i kryejnë detyrat ashtu siç kërkohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi.

Konjufca ka falënderuar deputetët dhe qytetarët që me besimin e tyre sot u inaugurua legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës.

Konjufca: Do t’i kryejmë detyrat tona siç kërkohet me Kushtetutë

“I nderuari nënkryetar i Kuvendit të Kosovës Kujtim Shala, të dashur kolegë deputet ne qysh në fillim duam që t’ju falënderojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Ju falënderoj që na e besuat këtë detyrë të rëndësishme dhe e cila është me shumë përgjegjësi. Ne ju garantojmë që edhe si Kryesi e Kuvendit të Republikës së Kosovës që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu siç kërkohet me shumë nder sipas ligjeve të Republikës së Kosovës dhe sipas Kushtetutës tonë e cila është në fuqi… Unë po i bashkëngjitëm urimit të juaj si deputet i Kosovës për ata që janë më të rëndësishmit, për qytetarët e Kosovës, sepse pa besimin e tyre nuk do të ishim as ne këtu ku jemi në këto ulëse të Kuvendit”, tha Konjufca.

Kryekuvendari Konjufca ka falënderuar korin diplomatik, ambasadorët e pranishëm dhe mediat në këtë seancë konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës./TVMalisheva

Share.