Sot u mbajt konferenca për Agjendën Transformuese të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryetarja e këshillit për zhvillim të qëndrueshem, Fatmire Kollçaku dhe koordinatorja për Zhvillimin e OKB-ve, Arnhild Spence.

U tha që synimi i kësaj konference është forcimi i konsensusit të Kosovës për Agjendën Transformuese të Kosovës dhe arritja e diskutimit interaktiv midis institucioneve për të arritur në formimin e Agjendës Transformuese. Kryetarja e këshillit, Fatmire Kollçaku u shpreh se ky event dëshmon seriozitetin dhe rëndësinë e përmbushjes së obligimeve nga ana e Qeverisë dhe Këshillit për Zhvillim të qëndrueshëm. E ne si Këshill po punojmë për këto objektiva të Agjendës.

“Ky event dëshmon seriozitetin dhe rëndësinë që Kuvendi i Kosovës dhe në veçanti Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i jep përmbushje obligimeve. Ky seriozitet tani më është rrënjosur në punën  e Kuvendit si rrjedhojë e punës së Këshillit”. Janë  organizuar katër tryeza kombëtare dhe një konferencë rajonale në mbështetje të Kombeve të Bashkuara. Është e rëndësishme që Kuvendi të përdorë mekanizimin e mbikëqyrjes për të përcjellë punën e Qeverisë në zbatimin e zhvillimeve në Agjendën Transformuese”, tha ajo.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca me këtë rast tha se duke pasur parasysh kohën sfiduese nëpër të cilën po kalon bota, merr kuptim edhe thirrja e sekretarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për domosdoshmërinë e ngritjes së solidaritetit global. E kjo gjendje aktuale e bën më serioze Agjendën. Kreu i Kuvendit tha se bashkëpunimi i shteteve e i vendeve të zhvilluara me ato vende që janë në faza të hershme të zhvillimit të tyre është i nevojshëm që të sfidohet mungesa e elementeve bazike të jetesës.

Ai shtoi gjithashtu se, suksesi i Agjendës 2030 është hap drejt projektimit të një të ardhmeje të sigurtë të Kosovës.

“Pandemia që e çrregulloi sistemin ekonomik në botë, bëri që bota të përballet me sfidat. Po flasim jemi dëshmitarë të një periudhe të ndjeshme e cila po kalon krejt bota dhe ne fatkeqësisht do të konstatojmë prej këtyre zhvillimeve njerëzimi fatkeqësisht po hynë në njërën prej dekadave më të pasigurta edhe që të gjithë këta parametra që janë vendosur këtu si objektiva globale të zhvillimit të qëndrueshme do të sfidohen seriozisht në të gjithë botën dhe janë duke sfiduar realisht”.

“Disa prej këtyre parametrave ndoshta edhe po bëhen edhe më keq ndoshta edhe para 10 viteve ose para 20 viteve, por kjo do të na bëjë  më të fortë e bën vet edhe agjendën më serioze për nga urgjenca dhe për nga aktualiteti. Pasojat gati të kapërcyeshme që ishin nga pandemia e fundit që e çrregulloi tërësisht  sistem ekonomik në botë e goditi edhe arsimin edhe mirëqenien e shoqëruar pastaj me një sërë krizash të njëpasnjëshme që po përballet krejt bota janë vërtetë probleme që po ballafaqohet e kemi parasysh këtë kohë sfiduese që po e kalojmë”.

“Kuvendi Republikës së Kosovës do të angazhohet të kontribuoj edhe në miratimin e ligjeve që është funksioni jonë bazik por edhe për përgatitjen e politikave që garantojnë gjithë përfshirje barazinë. Për Kosovën  kjo agjendë duhet të shihet si mundësi  për  të dëshmuar aftësitë që Kosova për tu bërë pjesë e zhvillimeve globale. Si mundësi  e vendit tonë për integrim me të madh në arenën ndërkombëtare”, theksoi Konjufca.

Koordinatorja për Zhvillimin e OKB-ve, Arnhild Spence tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një hap tjetër drejt integrimit të Kosovës në BE. Ajo i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit që t’i qasen këtij zhvillimi dhe të kërkojnë përgjegjësi nga qeveria.

“Kosova është fatlume që është pjesë e kësaj nisme, është mundësi shumë e mirë për zhvillim të qëndrueshëm. Kosova ka shënuar një rritje të lart por duhet ende punë”. “Dua të theksoj se normalizimi i raporteve me Serbinë është një hap tutje në integrimin e Kosovës në BE. Theksoj edhe rolin qenësor të Kuvendit që të zhvillojë agjendën e Kosovës. E ftoj kryetarin e Kuvendit të Kosovës të kërkojnë përgjithësi nga Qeveria”, tha ajo.

/TV Malisheva

Share.