Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren jo-rezidente të Republikës së Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu.
“Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadores Janne Jõesaar-Ruusalu për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Estonia mike dhe partnere strategjike i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Republikës së Kosovës ndër vite në fusha të ndryshme, përfshirë përkrahjen e palëkundur në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik. Ambasadorja Jõesaar-Ruusalu e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu i uroi 15-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Njëherësh ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të saj ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e drejtorisë për media dhe marrëdhënie me publikun.
Në njoftim thuhet se Konjufca dhe ambasadorja Jõesaar-Ruusalu i vlerësuan të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
/TV Malisheva