Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se mandatimi i partisë së dytë nga ana e presidentit Thaçi për formimin e qeverisë është shkelje e kushtetutës.
Konjufca ka thënë se Thaçi po i referohet një neni që nuk përkon me situatën e krijuar.
Ai madje tha se VV-ja do t’i ndjek të gjitha hapat kushtetues, mirëpo në këtë kohë tha se prioritet i vetëm i qeverisë Kurti është lufta kundër pandemisë COVID-19.
“Ajo i përket një mbledhje e qeverisë. Asnjë procedurë politike në Kosovë nuk ka efekte praktike juridike nëse është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Përderisa është kjo fazë mendoj se çdo subjekt politik duhet t’i përmbahet interpretimit kushtetues”, tha ai.
“Presidenti iu ka referuar nenit 95.5, i cili vlen kur kryeministri dorëhiqet, apo mungon në rast sëmundjes apo vdekjes. VV-ja do t’i ndjek rrugët kushtetuese. LVV-ja thjesht e ka njërin prej obligimeve publike e ka mbrojtjen e rendit kushtetues. Por ajo çka ka bërë të qartë Albin Kurti si kryeministër se nuk mund t’ua ndal protestat qytetarëve. LVV-ja si pjesë e qeverisjes, prioritet të prioriteteve e ka luftën kundër COVID-19 që ta kemi numrin më të vogël të vdekjeve në rajon”, tha ai në rtv Dukagjin./ Tv Malisheva