Dikush po e pinë tinëz duhanin në bufe të Kuvendit të Kosovës. Për këtë kryeparlamentari, Glauk Konjufca sot u ka tërhequr vërejtjen e atyre deputetëve që po pinë duhan në ambientet e Kuvendit.

Konjufca në fillim të seancës së sotme, tha se ka informata që në bufen e Kuvendit po pihet shumë duhani. Për këtë ai tha se nëse ndodhë edhe një herë do ta ftojë inspektoratin e shtetit.

Konjufca: Veç edhe një herë pihet duhani në bufe, kam me ftuar inspektoratin

“Dua t’ua tërheq vërejtjen, deputetë të shumtë po më tregojnë që në bufe po pihet shumë cigarja. Kjo është një sjellje e papranueshme dhe nëse veç edhe një herë e kam një informatë që po pihet duhani në bufe, më detyroni me ftuar inspektoratin e shtetit. Kjo është me të vërtet një sjellje e papranueshme. Në çdo hapësirë të Kuvendit dhe institucionet publike ndalohet pirja e duhanit, kështu që kjo sjellje së pari të vlejë për përfaqësuesit e popullit”, tha Konjufca.

Kuvendi po shqyrton në parim Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Po ashtu, sot pritet të shqyrtohet edhe Projektligjit për mbështetjen e punëve publike./TV Malisheva

Share.