Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim një delegacion austriak të kryesuar nga Karl Wilfing, kryetar i Parlamentit të Landit të Austrisë së Ulët, i cili shoqërohej nga nënkryetari i parë, Karl Moser dhe deputetët Rene Pfister e Dieter Dorner.
Konjufca shprehu mirënjohje për mbështetjen të cilën Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të saj, duke theksuar nevojën e vazhdimit të mbështetjes për liberalizimin e vizave, proceset e integrimit në BE dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Gjatë takimit u vlerësuan raportet e mira dhe partneriteti i fuqishëm midis Austrisë dhe Kosovës. Po ashtu u shpreh gatishmëria për avancimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e praktikave parlamentare dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë mes dy shteteve tona. /TV Malisheva