Aktori Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si ‘The Rock’ njihet për figurën e tij muskulore dhe paraqitjet e përgjithshme.
Pasi të gjithë jemi mësuar ta shohim pas transformimit, disa fansa shpesh kanë hamendësuar se si ai dukej në moshën e re, shkruan The Sun.
Kështu, Johnson përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka mahnitur ndjekësit e tij, me një fotografi të realizuar 41 vite më parë.
“Kthim mbrapa kur isha shtatë vjeçar në Hawai, me këta dhëmbë të vegjël dhe bluzë ‘aloha’”, ka shkruar ai në përshkrimin e imazhit.
Ani pse pati shumë komente të fansave që mezi e njihnin, ditët e sotme aktori njihet si ndër meshkujt më tërheqës në botë.
Vetëm në shtator të këtij viti, aktori kishte zbuluar portretin e familjes së tij, të cilat rezultuan pozitiv me coronavirus. /TV Malisheva