Policia e Kosovës njofton se dje në fshatin Lubozhdë të Istogut ka arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit me kamion dyshohet se kanë kontrabanduar gjashtë krerë gjedhe (lopë) nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa gjedhet pas verifikimit nga zyrtarët e AUV-it janë konfiskuar.

Share.