Grupi i punës i Konventës Kombëtare të BE-së për Kapitullin 35 dënoi sot me një deklaratë, deklaratat publike të ministrit serb Aleksandër Vulin në të cilat ai vazhdimisht i quan shqiptarët “shiptari”, pasi siç thonë ata fyen dinjitetin e popullit shqiptar në tërësi.
Konventa e BE-së thekson se është detyrim i të gjithë deputetëve publikë, e veçanërisht bartësve të funksioneve publike, të respektojnë ligjet, normat dhe dinjitetin si të shumicës dhe pakicave kombëtare, si dhe të promovojnë tolerancën, kulturën e dialogut dhe politikat epajtimit.
Në deklaratë po ashtu vlerësohet se deklaratat e tilla të një zyrtari të lartë serb cenojnë dinjitetin e institucioneve tona, e mbi të gjitha të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në faqen zyrtare të së cilës është publikuar fjalimi i Vulinit./TV Malisheva