Malishevë, 29 tetor
Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Blerim Thaçi, ka pritur sot në një takim pune, koordinatorin nacional për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotin, me të cilin ka biseduar me mbajtjen e garave në nivel të shkollave, në Komunën e Malishevës.
Hoti e Thaçi, kanë biseduar për vazhdimin e mbajtjes së garave shkollore, ashtu sikur janë mbajtur edhe gjatë vitit të kaluar shkollor, si dhe për rëndësinë e mbajtjes së këtyre garave dhe organizmin sa më të mirë të tyre, në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës.
Mbajtja e këtyre garave, u vlerësua si shumë e rëndësishme dhe e dobishme, ndërsa Komuna e Malishevës, në garat e kaluara është shquar për masivizimin dhe organizmin më të mirë të garave.

Share.