Dy bashkëshortë në Korenë e Veriut janë ekzekutuar nga skuadra e zjarrit pasi u kapën në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Çifti, që thuhet të ishin në të pesëdhjetat, ishin duke u përpjekur që të nxirrnin jashtë vendit nipin e tyre 14-vjeçar ndërsa në vend është në fuqi karantina e vendosur për koronavirusin.

Ata donin që ta çonin nipin e tyre tek prindërit që i kishte në Korenë e Jugut, por gjithçka u shkoi keq.

Një nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja u shpreh për mediat:

“Më herët gjatë këtij muaji dëgjova nga një i njohur në departamentin e sigurisë provinciale se një familje që u përpoq të largohej nga vendi u qëllua për vdekje. Ata u arrestuan pasi tentuan që të kalonin kufirin, që së fundmi po kontrollohet akoma më shumë për shkak të emergjencës kombëtare dhe karantinës.”

Adoleshenti ishte djali i vëllait të gruas që u ekzekutua, vëllai i saj kishte ikur nga Veriu dhe tashmë jeton në Jug.

Djali shpëtoi nga vdekja për shkak të moshës së re, ndërsa burrë e grua u qëlluan pa gjyq pasi u detyruan që t’i pranonin planet e arratisjes me dhunë.

Share.