Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar me anë të një njoftimi dy rastet e para të koronavirusit në Shqipëri.
Sipas këtij njoftimi, dy të prekurit janë babë e bir të cilët kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë.
Gjendja e dy të prekurve është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.
“Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”, thuhet në njoftim.
Ministria e Shëndetësisë përsëriti thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të paraqiten te mjeku